Rashiq konfirmon dorëheqjen nga posti i ministrit pas zgjedhjes si nënkryetar i Kuvendit

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka konfirmuar se do të dorëhiqet nga posti i ministrit pas zgjedhjes së tij si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës. Ai tha se procedura e dorëheqjes do të përfundojë në ditët në vijim, pasi nuk mund të mbajë njëkohësisht të dy funksionet.
“Normalisht që nesër ose pasnesër kjo procedurë teknike, nuk mund të jemi njëkohësisht nënkryetar i Kuvendit dhe ministër. Por besoj që bashkëpunimi që kemi pasur deri tash me kryeministrin dhe VV do të vazhdojë në forma ndoshta pak të ndryshme, por në drejtim të njëjtë,” tha Rashiq.
Ai shtoi se posti i ministrit për Komunitete dhe Kthim do t’i besohet një përfaqësuesi tjetër nga partia e tij.
“Pasi që jemi në mandat teknik, besoj që edhe ministri i ardhshëm do të jetë nga radhët e partisë time,” deklaroi Rashiq.



