Kosova

Incident i rrezikshëm në Prishtinë, i dyshuari arratiset pas ndërhyrjes së policisë

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, ku gjatë një operacioni policor janë raportuar të shtëna me armë zjarri.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, njësitet e saj kishin tentuar të ndalonin një 29-vjeçar të identifikuar si L.K. (i lindur më 1996), i cili ndodhej në një veturë në rrugën “Fahri Fazliu”.

I dyshuari nuk ka pranuar të zbatojë urdhrat e policisë dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke vënë në rrezik jetën e zyrtarëve policorë. Në përpjekje për ta ndaluar, njëri nga zyrtarët ka përdorur armën zyrtare.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, i dyshuari ka arritur të arratiset, ndërsa gjatë ikjes ka shkaktuar një aksident trafiku që ka rezultuar me persona të lënduar dhe dëme materiale.

“Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente dhe hetimet janë duke vazhduar,” thuhet në deklaratën zyrtare të Policisë së Kosovës.

Hetimet për rastin janë në zhvillim dhe Policia po punon për kapjen e të dyshuarit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button