
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka shpallur Kuvendin e Kosovës të konstituuar, pas zgjedhjes së Nenad Rashiq si nënkryetar nga pakica serbe. Rashiq bëhet nënkryetari i pestë i Kuvendit.
Pas kësaj, Basha ka deklaruar të mbyllur seancën konstituive, duke hapur rrugën për formimin e qeverisë së re të Kosovës, shumë muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.



