Kosova
Vazhdon seanca gjyqësore për rastin e Liridona Ademajt – dëshmitari: Personi që voziste “Range Rover”-in nuk është në sallë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar sot gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Në seancën e radhës ka dhënë dëshminë e tij dëshmitari Aurel Pajaziti.
Gjatë seancës, gjykatësja i kërkoi dëshmitarit që të identifikojë në sallë personin i cili, sipas hetimeve, kishte vozitur veturën “Range Rover” në ditën kur Granit Plava kishte marrë automjetin me qira.
Megjithatë, dëshmitari deklaroi se ky person nuk ndodhet në sallë.
“Atë person nuk e shoh në sallë,” tha Pajaziti para trupit gjykues.
Gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt po vazhdon, ndërsa seancat pritet të zbardhin më tej detajet rreth përfshirjes së të pandehurve në këtë ngjarje që tronditi opinionin publik.



