Kosova

Ramadani për arrestimin e Fatmir Shehollit: Lufta kundër spiunazhit është sfidë madhore e sigurisë kombëtare

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar pas arrestimit të Fatmir Shehollit nën dyshimet për spiunazh.

Në një postim në Facebook, Ramadani, ish-inspektor në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka përgëzuar institucionet e vendit për bashkëpunimin dhe profesionalizmin e treguar në këtë rast.

“Bashkëpunimi midis institucioneve të sigurisë dhe Prokurorisë është gjithnjë i suksesshëm dhe jep lajme të mira për Kosovën. Përgëzoj punën me zell dhe motivim të lartë kombëtar të profesionistëve tanë në luftën kundër spiunazhit, një prej sfidave e kërcënimeve të mëdha të sigurisë sonë kombëtare,” ka shkruar Ramadani.

Ai ka theksuar se lufta kundër spiunazhit mbetet ndër sfidat më serioze për sigurinë kombëtare të Kosovës dhe se reagime të tilla të institucioneve dëshmojnë përkushtim dhe efikasitet në mbrojtjen e interesave shtetërore.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button