Kosova

FSK zhvillon stërvitje ushtarake në Prishtinë nga 20 deri më 27 tetor

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë stërvitje ushtarake gjatë datave 20–27 tetor 2025 në zonën e fshatrave Mramor dhe Badovc.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe qytetarët mund të vërejnë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake në këto zona, si pjesë e aktiviteteve të planifikuara të FSK-së.

“Ky është një aktivitet i planifikuar në kuadër të stërvitjeve të rregullta të FSK-së, prandaj nuk ka vend për shqetësim,” thuhet në njoftimin e komunës.

Autoritetet falënderojnë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë zhvillimit të këtyre stërvitjeve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button