Kosova

Presidentja Osmani nderohet me çmimin “Alumni i Nderit” nga Universiteti i Prishtinës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin “Alumni i Nderit” nga Universiteti i Prishtinës. Çmimi iu dorëzua nga rektori i UP-së, në një ceremoni të veçantë ku u vlerësua kontributi i saj si ish-studente dhe si lidere e vendit.

Gjatë fjalës së saj, Osmani shprehu emocionet për këtë vlerësim, duke theksuar lidhjen e veçantë që ka me Universitetin e Prishtinës.

“Ka diçka thellësisht të bukur në rikthimin e një ish-studenteje në universitetin e vet. Të rikthehesh këtu, në Universitetin e Prishtinës, për të pranuar një nder nga ky tempull i dijes, është emocion që nuk përshkruhet lehtë”, u shpreh Presidentja.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button