Kosova

Fëmijë i lënduar në çerdhe në Lipjan, dyshohet edukatorja

Një fëmijë është lënduar të hënën në një çerdhe në Lipjan, ndërsa për rastin po dyshohet edukatorja e institucionit.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen, të cilën e kanë raportuar familjarët e fëmijës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, ka bërë me dije se rasti është iniciuar si lëndim trupor dhe se e dyshuara është intervistuar nga Prokuroria.

“Dje rreth orës 15:00 në stacionin policor në Lipjan është iniciuar një rast lëndim trupor. Ankuesja dhe e dyshuara janë intervistuar. Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt përkitazi me udhëzimet e prokurorit të shtetit”, tha Ahmeti.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë janë duke vazhduar.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button