Bota

Çmimi Nobel në Fiziologji/Mjekësi 2025: Shkencëtarët shpallen fitues për zbulimet mbi tolerancën imunitare

Çmimi Nobel në Fiziologji ose Mjekësi për vitin 2025 iu akordua shkencëtarëve Mary E. Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi për zbulimet e tyre revolucionare mbi tolerancën imunitare periferike.

Komiteti i Nobelit njoftoi se çmimi iu dha për kontributin e tyre në kuptimin se si sistemi imunitar mbron trupin nga vetë-dëmtimi, duke parandaluar që të sulmojë indet e shëndetshme të vetë organizmit. Zbulimet e tre studiuesve kanë ndihmuar në sqarimin e mekanizmave themelorë që qëndrojnë pas sëmundjeve autoimune dhe kanë hapur rrugën për zhvillimin e terapive të reja për trajtimin e tyre.

Ky shpallje shënon fillimin e javës së Çmimeve Nobel 2025, gjatë së cilës do të bëhen të ditura edhe fituesit e kategorive të tjera: Fizikë, Kimi, Letërsi, Paqe dhe Ekonomi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button