Kosova
Dy shtetas të Serbisë kapen me mallra të padeklaruara në Kosovë

Gjatë ditës së djeshme, njësitet policore kanë ndaluar një veturë gjatë patrullimit rutinë, të cilën e drejtonte një shtetas i Serbisë, ndërsa si pasagjer ndodhej një tjetër shtetas serb.
Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka zbuluar mallra komerciale që po transportoheshin pa dokumentacionin e nevojshëm, përfshirë një kompresor për traktor, nëntë copë llustera, një frigorifer dhe pajisje hidraulike. Sipas dyshimeve të para, malli po transportohej me qëllim shmangieje nga kontrolli doganor.
Në konsultim me prokurorin e rastit, malli i konfiskuar është dërguar në terminalin doganor për procedurat përkatëse, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.



