Kosova

Person i bllokuar në bjeshkët e Istogut, ekipet emergjente nisen në ndihmë

Një person së bashku me bagëtitë e tij ka mbetur i bllokuar në njërën nga bjeshkët e Istogut, si pasojë e reshjeve të dendura të borës që kanë përfshirë vendin.

Lajmi është konfirmuar për Insajderin nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se menjëherë pas marrjes së informacionit janë aktivizuar autoritetet përgjegjëse.

“Policia e ka kuptuar përmes rrjeteve sociale për rastin dhe menjëherë është nisur për në Kuvendin Komunal të Istogut, ku është njoftuar edhe drejtori për Emergjenca. Ekipet emergjente tashmë janë nisur për në vendin e ngjarjes”, deklaroi Gashi.

Ngjarja ndodh në kohën kur Kosova është mbuluar nga reshje të mëdha bore, të cilat kanë prekur jo vetëm zonat malore e fshatrat, por edhe qytetet.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button