Kosova

Dëshmitari Covey tregon perceptimet për Thaçin

Dëshmitari James Covey, në Gjykatën Speciale në Hagë, ka deklaruar se ish-presidenti Hashim Thaçi nuk ishte person i dhunshëm dhe nuk kishte predispozita për dhunë, përkundrazi, sipas tij, Thaçi trembej nga komandantët e zonave të UÇK-së. Covey shtoi se kjo frikë ishte e dukshme edhe gjatë takimeve në Rambuje, ku Thaçi ishte kërcënuar drejtpërdrejt.

Ai theksoi se Thaçi nuk e pranoi ndonjëherë se kishte frikë, për shkak të krenarisë së tij, por kjo ishte e perceptueshme nga sjellja e tij.

Gjithashtu, Covey raportoi se Thaçi kishte dënuar publikisht vrasjen e 14 bujqve serbë në Grackë të Lipjanit, megjithëse as ai, as ndonjë anëtar i Këshillit të Përkohshëm të Kosovës, nuk nënshkruan ndonjë deklaratë zyrtare për këtë ngjarje. Covey tha se nuk kishte dijeni për arsyet pse nuk u nënshkrua deklarata dhe nuk mund të konfirmonte nëse Thaçi kishte ndërmarrë hapa për të identifikuar përgjegjësit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button