Kosova

Afati për subvencionimin e teksteve shkollore përfundon më 3 tetor 2025

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton se afati për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova përfundon më 3 tetor 2025, në orën 23:59. Pas këtij afati, aplikimet nuk do të pranohen.

Që nga hapja e platformës më 15 gusht janë pranuar 203,865 aplikime, prej të cilave 195,343 janë aprovuar, 5,336 refuzuar, dhe 3,186 janë ende në proces verifikimi. Platforma do të mbetet e qasshme vetëm për koordinatorët komunalë dhe shkollorë deri në përfundim të trajtimit të aplikimeve të mbetura.

MAShTI inkurajon prindërit dhe kujdestarët ligjorë që të përfundojnë aplikimin për të përfituar nga subvencionimi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button