Kosova

Paralajmërim për mot të keq në Prishtinë: Reshje të dendura shiu dhe rrezik për përmbytje

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar qytetarët për mot të keq gjatë periudhës 1–3 tetor, pas paralajmërimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK).

Sipas IHK-së, në kryeqytet dhe rrethinë priten reshje të dendura shiu, të cilat mund të shkaktojnë probleme në qarkullim, rrezik për përmbytje të shpejta, si dhe vështirësi në zonat urbane. Temperaturat pritet të ulen ndjeshëm, duke arritur deri në 1–2°C, ndërsa në zonat malore pranë Prishtinës mund të ketë reshje bore, sidomos gjatë netëve më të ftohta ose në rast të reshjeve të vazhdueshme.

Komuna ka këshilluar qytetarët të tregojnë kujdes maksimal në komunikacion për shkak të lagështisë dhe mundësisë së akullit, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara nga përmbytjet.

“Ju lutemi që të jeni të kujdesshëm dhe të merrni masat e nevojshme për siguri,” thuhet në njoftimin e komunës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button