Kosova

Pejë: Arrestohen dy persona për armëmbajtje pa leje dhe deklarim të rremë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Pejë, të dyshuar për veprat penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “deklarim i rremë”.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur më 30 shtator 2025, kur patrulla policore gjatë një pikë-kontrolli në rrugën “Maja e zezë-Peklenë” ka ndaluar dy persona të dyshuar. Gjatë kontrollit fizik, tek njëri prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një karikator dhe pesë fishekë.

Po ashtu, njëri nga të dyshuarit fillimisht është prezantuar me identitet të rremë, por pas verifikimeve është vërtetuar se ai kishte dhënë të dhëna të pavërteta.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button