Kosova

Dëshmitari i mbrojtjes së Thaçit, ish-zëvendës shefi i UNMIK-ut, mohon dijeni për rolet e Azem Sylës dhe Sokol Bashotës në UÇK

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka vijuar sot dëshmia e ish-zëvendës shefit të UNMIK-ut, Jock Covey, i ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në ditën e dytë të dëshmisë, Covey është marrë në pyetje nga Prokuroria lidhur me rolin e disa figurave të UÇK-së dhe raste të ndodhura gjatë luftës.

I pyetur nga prokurorja nëse kishte dijeni për rolin e Azem Sylës dhe Sokol Bashotës në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ai u përgjigj shkurtimisht: “Jo.”

Gjithashtu, Covey mohoi të ketë pasur njohuri edhe për një rast të shkëmbimit të të burgosurve në janar të vitit 1999.
“Më lejoni të shtoj se në atë kohë nuk kam qenë i përfshirë. Kam punuar në Universitetin e Mbrojtjes dhe isha duke përgatitur një libër që do të shfrytëzohej nga oficerët e së ardhshmes”, tha ai.

Seanca ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së do të vazhdojë me pyetje të tjera nga Prokuroria dhe mbrojtja.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button