Kosova

BE-ja kërkon proces të drejtë për përzgjedhjen e anëtarit të ri të KPK-së

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka kërkuar që përzgjedhja e anëtarit të ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) të bëhet përmes një procesi të drejtë dhe transparent, i cili tërheq kandidatë me integritet dhe profesionalizëm.

“Pas njoftimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për një anëtar të ri, BE-ja në Kosovë bën thirrje për një proces të drejtë që tërheq kandidatë të fortë dhe siguron zgjedhjen e një anëtari, integriteti dhe profesionalizmi i të cilit do të forcojë sistemin prokurorial të Kosovës në dobi të publikut”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së.

Nga kjo zyrë theksohet se do të monitorojnë nga afër procesin e përzgjedhjes.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e reformës së vazhdueshme të Këshillit, siç përcaktohet në ndryshimet e fundit në Ligjin për KPK-në, BE-ja do të monitorojë nga afër procesin e përzgjedhjes. Procedurat transparente dhe të bazuara në meritë janë thelbësore për përparimin e vazhdueshëm të Kosovës në rrugën e saj të integrimit në BE.”

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button