Kosova

Qëndresa Emini – Ekspertiza profesionale në shërbim të zgjidhjes së kaosit urban në Prishtinë

Prishtina është duke u përballur me një krizë serioze në menaxhimin e trafikut dhe planifikimit urban, veçanërisht në zona të caktuara si Veterniku, përballë objektit të “Gorenjes”, ku përkundër fluksit të madh të automjeteve, ende mungon një rrethrrotullim funksional që do të ndihmonte në normalizimin e qarkullimit. Kjo nyje është një arterie jetike që lidh Gjilanin me kryeqytetin, por prej vitesh ka mbetur e bllokuar për shkak të neglizhencës institucionale dhe mungesës së një strategjie të qartë urbanistike.

Për më tepër, në këtë zonë kanë filluar ndërtimet e larta pa asnjë paralajmërim për përmirësim të infrastrukturës rrugore. Kjo tregon qartazi një mospërputhje të rrezikshme mes zhvillimit ndërtimor dhe planifikimit të trafikut, si pasojë e një qasjeje të dështuar komunale, e cila është e dominuar nga vendime partiake, klienteliste dhe jo transparente.

Pikërisht për t’u përballur me këto probleme, Qëndresa Emini, eksperte e komunikacionit me përvojë profesionale dhe teknike, ka vendosur të angazhohet në garën për Asamblenë e Prishtinës, përmes lëvizjes qytetare “Prishtina në Dorën Tënde”.

“Nuk mund të lejojmë që ndërtimet të vazhdojnë pa rrugë, pa qasje, pa analizë të fluksit të trafikut dhe pa siguri për qytetarët. Koha e planifikimeve mbi letër ka përfunduar,” shprehet znj. Emini.

Kandidatura e saj është thirrje për kthesë teknike, të mençur dhe të ndershme në planifikimin e qytetit. Vota për të është votë për zgjidhje reale, për standarde evropiane të komunikacionit dhe për Prishtinën që funksionon për qytetarin, jo për klientelën.

👉 Voto 165.
👉 Voto Qendresa Emini Nr.3 .
👉 Voto për kryeqytetin e qytetarëve të saj!

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button