Bllokohen disa rrugë të Prishtinës më 28 shtator për shkak të maratonës ndërkombëtare

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën, më 28 shtator 2025, do të ketë bllokime dhe kufizime të qarkullimit në disa rrugë të Prishtinës, për shkak të organizimit të maratonës ndërkombëtare “Prishtina 2025”.
Sipas njoftimit, plani i masave do të zbatohet nga ora 09:00 e mëngjesit deri në përfundim të garës. Ndërprerja e qarkullimit do të bëhet në aksin Prishtinë – Fushë Kosovë në drejtim të Pejës dhe anasjelltas, deri te nyja e autostradës “Ibrahim Rugova”.
Policia ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe u ka bërë thirrje që të ndjekin udhëzimet për rrugët alternative:
Nga Peja në Prishtinë → Sllatinë – Magurë – Lipjan – rruga nacionale Ferizaj – Prishtinë.
Nga Peja në Fushë Kosovë → Sllatinë – Bardhi i Vogël – Kuzmin – Fushë Kosovë.
Nga Prishtina/Veterniku drejt Pejës ose Aeroportit → Prishtinë – Lipjan – Rufc i Ri – Poturoc – Magurë – Aeroport.
Nga Mitrovica drejt Pejës/Aeroportit → Autostrada nga Mazgiti në drejtim të Shkupit – Lipjan – Rufc i Ri – Poturoc – Magurë – Aeroport.
Nga Mitrovica drejt Ferizajt → lëvizje e lirë në rrugën nacionale.
Po ashtu, transporti publik në relacione Prishtinë – Fushë Kosovë – Aeroport dhe drejt Pejës nuk do të qarkullojë në rrugën kryesore gjatë maratonës, por do të shfrytëzojë rrugët alternative të lartpërmendura.
Policia thekson se të gjitha masat janë ndërmarrë për sigurinë e pjesëmarrësve dhe mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv.



