Kosova
Osmani takohet me presidentin e Senegalit në Nju York për të thelluar bashkëpunimin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologun e saj nga Senegali, Bassirou Diomaye Faye, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju York.
Osmani tha se gjatë takimit diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike dhe e vlerësoi partneritetin mes Kosovës dhe Senegalit si një shembull të miqësisë dhe bashkëpunimit që do të vazhdojnë ta forcojnë.



