Kosova

548 raste të reja me tuberkuloz në Kosovë gjatë vitit 2024

Në Kosovë janë regjistruar 548 raste të reja me tuberkuloz gjatë vitit 2024, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo përkon me një incidencë prej 34.3 për 100 mijë banorë.

Në shënimin e Ditës Botërore të Mushkërive, Ministria ka theksuar se tuberkulozi mbetet një nga sfidat kryesore për shëndetin publik në vend. Ajo ka bërë të ditur se diagnostikimi dhe trajtimi i kësaj sëmundjeje ofrohen falas në institucionet publike shëndetësore.

“Përveç tuberkulozit, sëmundjet e tjera të organeve të frymëmarrjes, përfshirë astmën dhe bronkitin kronik, vazhdojnë të jenë shkaktarë të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në vend,” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Dita Botërore e Mushkërive, që këtë vit në Kosovë po shënohet me moton “Mushkëri të shëndetshme, jetë e shëndetshme”, ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për sëmundjet që prekin mushkëritë dhe ndikimin e tyre në jetën e miliona njerëzve në botë.

Sipas raportit global për sëmundjet respiratore, çdo vit miliona persona preken nga astma, pneumonia, sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK), tuberkulozi dhe kanceri i mushkërive – sëmundje që vazhdojnë të jenë ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në mbarë botën.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button