Kosova
Mot me vranësira dhe reshje shiu sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranët, me intervale të shkurta me diell.
Sipas parashikimeve, vranësirat pritet të sjellin reshje shiu të shoqëruara edhe me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 8 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 19 deri në 22 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë, por lokalisht mund të jetë edhe më e fortë, kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit.



