Kosova

Ariu sulmon tufën e deleve në Novosellë të Pejës, blegtori pëson dëme të mëdha

Dyshimet e ditëve të fundit për praninë e arinjve në fshatin Novosellë të Pejës janë konfirmuar sot, pasi një blegtor pësoi dëme të mëdha materiale nga sulmi i një ariu.

Blegtori Isa Camaj ka humbur tetë dele të racës rumanovka, të cilat u mbytën në orët e para të mëngjesit. Çdo dele e kësaj race vlerësohet rreth 700 euro, duke e çuar dëmin financiar në mijëra euro.

Camaj ka shprehur pakënaqësi për mungesën e reagimit institucional, duke thënë se askush nuk është interesuar për dëmin e shkaktuar.

Banorët e zonës ndërkohë shprehen të shqetësuar për sigurinë e bagëtive dhe kërkojnë masa urgjente për menaxhimin e situatës me arinjtë që po afrohen pranë vendbanimeve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button