Kosova
Francë, xhandarmëria kombëtare mbështet sigurinë në Kosovë para zgjedhjeve lokale

Ambasada e Francës në Kosovë ka njoftuar se xhandarmëria kombëtare franceze po merr pjesë në dislokimin e Njësisë së Policisë Rezervë të Trajnuar të EULEX-it (RFPU), me qëllim “mbështetjen e stabilitetit dhe ndërtimin e besimit, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale”.
Në një komunikatë, ambasada theksoi se: “Xhandarmëria kombëtare 🇫🇷 është krenare që kontribuon, së bashku me partnerët e saj evropianë, në forcimin e sigurisë së të gjitha komuniteteve në Kosovë 🇽🇰.”
Ky bashkëpunim realizohet në kuadër të EUROGENDFOR dhe sipas ambasadës, “dëshmon angazhimin e Francës dhe forcave të saj të xhandarmërisë për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në Ballkan.”




