Kosova
KQZ akrediton mbi 18 mijë vëzhgues për Zgjedhjet Lokale 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka akredituar 18,041 vëzhgues të propozuar nga 51 subjekte politike të certifikuara për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale 2025.
Sipas KQZ-së, vëzhguesit e akredituar do të kenë të drejtë të monitorojnë procesin zgjedhor në të gjitha fazat, duke filluar nga hapja e vendvotimeve, deri te numërimi i votave dhe shpallja e rezultateve.
Zgjedhjet Lokale 2025 janë planifikuar të mbahen më 12 tetor në të gjitha komunat e Kosovës.
KQZ nxit qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe të ndjekin me përgjegjësi procesin zgjedhor.




