Hagë – John Duncan dëshmon për rolin e Agim Çekut dhe Hashim Thaçit pas luftës

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, dëshmitari John Duncan ka dhënë dëshmi lidhur me deklaratën e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, për periudhën pas përfundimit të luftës.
Prokurori Matt Halling i lexoi Duncan një pjesë të deklaratës së Çekut, ku thuhej se ai do të kujdesej që lufta të përfundojë me sukses dhe se pjesën politike do ta lërë Qeverisë së udhëhequr nga Hashim Thaçi. Në deklaratë, Çeku kishte thënë: “Unë jam një ushtar, detyra ime është të kujdesem për ushtrinë, situatën në fushëbetejë dhe të kujdesem që lufta të përfundojë me sukses. Ai premtoi që do të luftojë derisa forcat e Sllobodan Millosheviqit të dëboheshin nga Kosova dhe t’ia linte politikën Qeverisë që drejtonte Thaçi”.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit, Duncan tha se nuk kishte dijeni nëse Çeku e kishte bërë saktësisht këtë deklaratë. Ai theksoi gjithashtu se deklarata e Çekut tregon për një ndarje të roleve mes pjesës ushtarake dhe asaj politike: “Agim Çeku ka folur për aspektin ushtarak ndërsa zoti Thaçi ka mbuluar aspektin politik. Kjo përputhet me atë që kam thënë në dëshminë time kur thash që ata punonin si ekip së bashku; unë do bëjë punën time, ti do bësh punën tënde”.
Dëshmia e Duncan vjen ndërsa DhSK vazhdon të hetojë veprimet e figurave kyçe gjatë dhe pas luftës në Kosovë.



