Kosova
Kryesore

Dëshmitari i tretë i mbrojtjes vlerëson tiparet e shqiptarëve

Në seancën e sotme në Hagë, dëshmitari i tretë i mbrojtjes, John Stewart Duncan, foli për përvojën e tij me shqiptarët, duke veçuar tri tipare kryesore: burimorësinë, kreativitetin dhe pavarësinë.

“Sipas përvojës sime me shqiptarët, ata janë shumë burimorë, shumë kreativë dhe të pavarur. Komuniteti ndërkombëtar nuk e kuptonte gjithmonë këtë karakter dallues të shqiptarëve”, tha Duncan. Ai shtoi se këto tipare e bëjnë të kuptueshme edhe aftësinë e shqiptarëve të shprehin efektivisht talentin e tyre në biznes apo fusha të tjera.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse po i referohej shqiptarëve të Kosovës apo të Shqipërisë, Duncan theksoi se po fliste për tiparet etnike të shqiptarëve në përgjithësi, pa bërë dallim rajonal.

Ai gjithashtu nënvizoi se keqkuptimi i këtyre tipareve nga komuniteti ndërkombëtar mund të ndikojë në vlerësime të gabuara ndaj veprimeve të shqiptarëve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button