Kosova
Vjeshta nis me vapë verore në Kosovë dhe rajon

Edhe pse kalendari ka shënuar fillimin e vjeshtës, moti në Kosovë po vazhdon të sjellë temperatura tipike verore. Mëngjeset do të jenë të freskëta, por gjatë ditës termometri pritet të ngjitet deri në 30 apo edhe 31 gradë Celsius.
Kushtet e ngjashme do të mbizotërojnë edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi, ku e hëna do të karakterizohet nga kthjelltësia dhe rrezet e diellit, duke sjellë një ndjesi të ngrohtë tipike për verë.
Sipas MeteoBallkan, ditët në vijim do të jenë kryesisht me diell dhe mjaft të nxehta, ndërsa në mes të javës pritet shtim i vranësirave lokale. Rrebeshe të izoluara shiu mund të shfaqen të enjten në veriperëndim të Shqipërisë dhe në disa zona të Kosovës.



