
Sot në vend zhvillohen disa ngjarje me rëndësi gjyqësore, politike e shoqërore:
09:00 | Pallati i Drejtësisë, Prishtinë – Vazhdojnë procedurat gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirjen në vrasjen e Liridona Ademajt.
09:00 | Hagë – Në Speciale zhvillohet seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku dëshmon dëshmitari i tretë.
09:00 | Prishtinë – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban mbledhjen e radhës në objektin e Prokurorit të Shtetit.
10:00 | Rahovec – Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e radhës.
11:00 | Swiss Diamond Hotel, Prishtinë – Kryetarët e forumeve rinore politike nënshkruajnë Deklaratën e Përbashkët.
11:00 | Hani i Elezit – Ceremonia e pranim-dorëzimit të grantit ndërmjet Ambasadës Japoneze në Kosovë dhe Komunës së Hanit të Elezit.
12:00 | Mitrovicë e Veriut – Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës bashkë me universitetet e Kosovës shënojnë “Ditën Ndërkombëtare Pa Makina”.
13:00 | Prishtinë – Shoqata “Esnaf” organizon panel diskutimi me rektorin e Universitetit “19 Mayıs” nga Samsuni i Turqisë.



