Kosova

Suharekë – Policia gjen mbi 500 kg marihuanë, një granatë dhe një pushkë gjuetie

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një fshat të Suharekës, në një stallë, është zbuluar një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike në proces tharjeje. Sipas raportit zyrtar, bëhet fjalë për marihuanë me peshë totale 512 kilogramë e 89 gram, vlera e të cilës në treg llogaritet rreth 750 mijë euro.

Gjatë bastisjes në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar edhe një granatë hedhëse dhe një pushkë gjuetie, ndërsa është konfiskuar edhe material tjetër relevant për hetimet.

Një person i dyshuar, i njohur për policinë, lidhur me rastin ndodhet në arrati. Hetimet janë duke vazhduar nën udhëheqjen e Prokurorisë dhe Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Njësia Prizren.

Policia ka bërë thirrje për çdo person që ka informacion mbi vendndodhjen e të dyshuarit të bashkëpunojë me autoritetet për të lehtësuar arrestimin e tij.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button