Lajme

Shqipëria kërkon anëtarësim në KSBE, 15 shtator 1990

Më 15 shtator 1990, Shqipëria kërkoi anëtarësim të plotë në Konferencën për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë (KSBE), organizatë që sot njihet si OSBE.

KSBE-ja u themelua në gusht të vitit 1975 në Helsinki, ku 35 vende evropiane, përfshirë SHBA-në dhe Kanadanë, nënshkruan Deklaratën e Helsinkit me synimin për të ulur tensionet midis Lindjes dhe Perëndimit. Një nga pikat themelore të deklaratës ishte respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, përfshirë lirinë e mendimit, ndërgjegjes, fesë dhe besimit.

Shqipëria komuniste refuzoi të firmoste këtë dokument, duke u izoluar nga pjesa tjetër e vendeve evropiane. Vetëm pas 15 vitesh, Tirana zyrtare pranoi domosdoshmërinë e respektimit të këtyre të drejtave dhe iu bashkua procesit të integrimit ndërkombëtar.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button