Kosova
Kryesore

Kosovë: Deri në dy javë mund të zgjasin gërmimet në Kozhlje të Serbisë për varre masive

Komisioni qeveritar për personat e pagjetur ka njoftuar se gërmimet në lokacionin Kozhlje të Serbisë, ku dyshohet për varre masive, mund të zgjasin deri në dy javë.

Anëtari i këtij komisioni, Kushtrim Gara, theksoi se procesi po vështirësohet për shkak të mungesës së bashkëpunimit nga pala serbe.
“Një lokacion i tillë është shumë specifik dhe është herët për të dhënë të dhëna të sakta për kohëzgjatjen. Sot është dhënë një afat dyjavor për të vlerësuar tërësisht hapësirën e shënjuar. Megjithatë, gërmimet e mëparshme, që nisën pas zbulimit të lokacionit në vitin 2024, u ndërprenë nga pala serbe”, deklaroi Gara.

Ndërkohë, kryetari i komisionit qeveritar, Andin Hoti, bëri të ditur se aktualisht po kryhet vlerësimi i terrenit dhe më pas do të vendoset për fillimin e punimeve nga ekipi shqiptar, në prani të përfaqësuesve të ICRC-së, EULEX-it dhe autoriteteve serbe.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button