Kosova
Delegacioni i Serbisë në Bruksel për rund të ri të dialogut me Kosovën

Delegacioni i Beogradit, i udhëhequr nga kryenegociatori serb Petar Petkoviq, ka mbërritur të mërkurën në Bruksel për të marrë pjesë në një rund të ri të dialogut me Kosovën, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, raportojnë mediat serbe.
Sipas agjencisë “Tanjug”, takimi pritet të mbahet të enjten, më 11 shtator, në orët e mëngjesit.
Nga ana tjetër, Klankosova.tv ka kontaktuar zyrën e kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, për të konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë takim, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë përgjigje.
Ky zhvillim ndodh vetëm dy ditë para nisjes së fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë. Takimi i fundit i dialogut mes palëve u mbajt më 10 qershor.