Kosova

Mot me reshje shiu dhe pluhur saharian në vend

Sot pritet mot kryesisht i vranët, me reshje shiu herë pas here, të cilat lokalisht do të shfaqen në formë rrebeshi të shoqëruar me shkarkesa rrufesh. Për shkak të grimcave të pluhurit saharian, reshjet parashikohen të jenë të përziera me baltë.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme dhe në periudha të caktuara mund të arrijë forcë të lartë, me shpejtësi prej 20 deri në 65 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, ku ato minimale do të lëvizin nga 17 deri në 19°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 23 deri në 26°C.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button