Bota

SHBA reagon pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë

Ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, deklaroi të mërkurën se Uashingtoni qëndron krah aleatëve të tij, pas hyrjes së dronëve rusë në hapësirën ajrore të Polonisë gjatë natës.

“Ne qëndrojmë pranë aleatëve tanë të NATO-s përballë këtyre shkeljeve të hapësirës ajrore dhe do ta mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s”, shkroi Whitaker në platformën X.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, njoftoi se 19 dronë rusë hynë në hapësirën ajrore polake gjatë sulmeve që synuan Ukrainën perëndimore. Sipas tij, pajisjet ajrore u neutralizuan nga sistemet mbrojtëse të NATO-s.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button