Bota
SHBA-të kishin rreth 84 mijë ushtarakë të dislokuar në Evropë në fillim të vitit 2025

Në fillim të vitit 2025, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin të vendosur rreth 84 mijë ushtarakë nëpër vende të ndryshme të Evropës, sipas të dhënave të publikuara për vitin 2024.
Trupat amerikane janë të shpërndara në bazat dhe qendrat ushtarake të hapura prej dekadash në kontinentin evropian, ndërsa zhvendosen vazhdimisht në varësi të operacioneve dhe nevojave të sigurisë. Kjo do të thotë se numrat për secilin vend pritës mund të kenë ndryshuar ndërkohë.
Prania ushtarake amerikane në Evropë shihet si një faktor i rëndësishëm i mbrojtjes kolektive të NATO-s, sidomos pas rritjes së tensioneve të sigurisë në lindje të kontinentit.