Alternativat pa tym: Zgjidhja më pak e dëmshme për duhanpirësit

Djegia e lëndëve të ndryshme, nga karburantet te yndyrat gjatë gatimit, paraqet një rrezik serioz për shëndetin. Ndërsa shkenca dhe teknologjia kanë bërë hapa të mëdhenj për të eliminuar këtë proces nga përditshmëria, një sfidë e ngjashme vazhdon të jetë edhe tek duhanpirësit.
Kur ndezim një cigare, duhani digjet duke krijuar tym, i cili përmban më shumë se 6,000 substanca, shumica prej tyre të dëmshme për organizmin, përfshirë monoksidin e karbonit dhe katranin. Por teknologjia ka sjellë një alternativë më të sigurt: produktet që ngrohin duhanin pa djegie.
Këto pajisje bazohen në shkencë dhe e përcjellin nikotinën pa krijuar tym dhe substanca të dëmshme. Ekspertët theksojnë se këto alternativa lëshojnë një aerosol që ka 95% më pak substanca të dëmshme se cigaret tradicionale. Për këtë arsye, një numër gjithnjë e në rritje i mjekëve rekomandojnë që duhanpirësit të zgjedhin këto zgjidhje më pak të dëmshme në vend të vazhdimit të cigareve me djegie.
Megjithatë, zgjidhja më e mirë mbetet të hiqet dorë plotësisht nga duhani dhe nikotina. Por duke qenë se largimi nga një ves i vjetër nuk është gjithmonë i lehtë, kalimi tek produktet me ngrohje paraqet një hap praktik drejt reduktimit të rreziqeve shëndetësore.
Në një kohë kur makina hibride dhe elektrike po zëvendësojnë automjetet me djegie, edhe tek duhani po ndodh një ndryshim i ngjashëm: nga djegia drejt ngrohjes së kontrolluar, një hap që mund të shpëtojë jetën e shumë njerëzve.