Kosova
ASK: Rënie e rasteve të reja me sëmundje malinje dhe beninje në vitin 2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 është shënuar një ulje e rasteve të reja me sëmundje malinje dhe beninje, krahasuar me vitin paraprak.
Sipas ASK-së, numri i rasteve të evidentuara ka rënë me 12,5%, nga 4,165 raste në vitin 2023 në 3,644 raste në vitin 2024.
Në raport po ashtu theksohet se gjatë vitit të kaluar janë diagnostikuar 640 raste të reja me kancer të gjirit, prej tyre 633 femra dhe 7 meshkuj.