Rajoni

BE ashpërson qëndrimin ndaj Serbisë për shkak të represionit policor ndaj protestave

Bashkimi Evropian po rrit presionin ndaj Beogradit për shkak të represionit të rëndë policor ndaj protestave të vazhdueshme në Serbi, raporton portali prestigjioz Politico.

Një zyrtar i Komisionit Evropian ka thënë se javëve të fundit është vërejtur një ndryshim i dukshëm në qëndrimin e Komisionit, me mbështetje në rritje për një qasje më të ashpër ndaj Serbisë.

Pavarësisht përkeqësimit të gjendjes së demokracisë, Serbia ende mbetet formalisht kandidate për anëtarësim në BE. Kjo çështje është pjesë e debatit që po zhvillohet sot në Parlamentin Evropian mbi situatën politike në Serbi.

Në qendër të vëmendjes është komisionerja evropiane Marta Kos, e cila ka theksuar se “Bashkimi Evropian ka një problem me Beogradin”. Ajo ka kërkuar që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, të shprehet qartë për orientimin e tij politik, sidomos pas vizitës së fundit në Kinë.

Sipas Politico, Kos ka nënvizuar se “Vuçiq ka një koncept problematik të demokracisë” dhe ka bërë thirrje që qeveria serbe të rikthejë lirinë e mediave, të ndërtojë një gjyqësor të pavarur dhe të ndalë dhunën e ushtruar nga autoritetet.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button