Milano i jep lamtumirën Giorgio Armani-t, hapet kapela mortore në Teatrin Armani

Kapela mortore e mjeshtrit të padiskutueshëm të stilit italian, Giorgio Armani, është hapur që nga ora 9:00 e mëngjesit të sotëm në Teatrin Armani, në Via Bergognone 59 të Milanos.
Qindra qytetarë, turistë dhe admirues kishin mbërritur që prej orës 7:00 për t’i bërë nderimet e fundit ikonës së modës botërore, të cilin shumë e kanë quajtur “Mbreti George”. Kapela do të mbetet e hapur për publikun gjatë gjithë ditës së sotme dhe nesër, deri më 7 shtator, në orën 18:00.
Për vizitorët janë krijuar dy radhë të ndara: një për punonjësit e kompanisë Giorgio Armani dhe një tjetër për publikun e gjerë.
Ndër personalitetet e para që kanë bërë homazhe kanë qenë kryebashkiaku i Milanos, Beppe Sala, presidenti i Stellantis, John Elkann me bashkëshorten Lavinia, presidenti i Federatës Italiane të Basketbollit, Gianni Petrucci, si dhe trajneri i Olimpia Milano, Gianni Messina.
Milano dhe e gjithë bota e modës po i japin sot lamtumirën e fundit një prej ikonave më të mëdha të historisë së stilit.