Kosova

Fundjavë me mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta

Vendi pritet të përfshihet nga mot kryesisht me diell gjatë fundjavës, me intervale kohore kur do të kalojnë vranësira të larta shtresore.

Të shtunën do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior e verilindor me shpejtësi prej 4 deri në 9 metra për sekondë. Temperaturat minimale do të luhaten mes 12 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 28 – 31 gradë Celsius.

E diela do të vijojë me mot të ngrohtë dhe me diell. Në orët e hershme të mëngjesit, në luginat e lumenjve mund të shfaqet mjegull ose mjegullinë.

Edhe ditët e para të javës së ardhshme parashihen me mot relativisht stabil, duke sjellë më shumë intervale me diell. Megjithatë, në zonat malore orëve të pasdites nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu. Temperaturat pritet të arrijnë deri në 28 – 32 gradë Celsius, ndërsa minimalet do të zbresin në 10 – 14 gradë. Erërat mbeten kryesisht të lehta deri mesatare nga veriu, me shpejtësi 2 – 6 metra për sekondë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button