Kosova

Mitrovicë: Mjet shpërthyes në një lokal në Shipol, shkakton dëme materiale

Policia e Kosovës ka njoftuar se persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në një lokal në Shipol të Mitrovicës. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa raportuar për persona të lënduar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur mjet shpërthyes pranë lokalit të ankuesit mashkull kosovar. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button