Kosova

Parashikimi i motit: Fundjavë me diell dhe temperatura deri në 32°C

Instituti Hidrometeorologjik njofton se të premten në vend do të mbretërojnë kushte stabile atmosferike, me më shumë kthjellime dhe diell. Në orët e mëngjesit, përgjatë rrjedhave të lumenjve, parashihet të krijohen kushte për mjegull apo mjegullinë, ndërsa pasdite, në zonat malore, do të shfaqen vransira të lehta, por pa reshje. Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi 3-8 m/s. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13°C deri 15°C, kurse maksimalet pritet të arrijnë 30°C deri 31°C.

Për fundjavën parashihet mot i nxehtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat maksimale do të qëndrojnë mes 29°C dhe 31°C, ndërsa ato minimale pritet të zbresin në 12°C deri 13°C. Edhe në këto ditë, në mëngjes përgjatë lumenjve, mund të formohen mjegull ose mjegullinë të shkurtër.

Edhe fillimi i javës së ardhshme do të jetë me temperatura të larta. Të hënën dhe të martën priten vransira kalimtare, por nuk parashihen reshje. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 32°C, ndërsa era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me intensitet 4-10 m/s.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button