Kosova
Dogana ndalon 275 lodra të falsifikuara në tregun e Kosovës

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Inspektoratin e Tregut, ka realizuar 12 inspektime në tregun e brendshëm, nën dyshimin për shkelje të të drejtës së autorit dhe të të drejtave të përafërta.
Gjatë kontrolleve, nga qarkullimi janë ndaluar 275 njësi lodrash për fëmijë, për të cilat dyshohet se cenojnë të drejtat e autorit dhe pronësisë intelektuale.
“Dogana e Kosovës dhe Inspektorati i Tregut mbeten të përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta, dhe do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me institucionet zbatuese të ligjit për të parandaluar dhe luftuar në mënyrë efikase fenomenin e piraterisë dhe falsifikimit në tregun e brendshëm”, thuhet në njoftim.