Kosova

Apel për qytetarët: Mos përdorni ujin e Liqenit të Badocit për pije

Autoritetet e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” kanë bërë apel për qytetarët e rajonit të Prishtinës që furnizohen me ujë nga Liqeni akumulues i Badocit që të mos e përdorin ujin për pije deri në një njoftim të ri. Arsyetimi i këtij paralajmërimi është ngritja e vlerave të manganit në mostrat e ujit në këtë zonë.

Për të ndihmuar qytetarët të identifikojnë zonat e prekura, KRU Prishtina ka publikuar një hartë të detajuar. Në njoftim thuhet se qytetarët mund të gjejnë zonën e tyre duke u bazuar në emrat e rrugëve.

Në njoftimin e bërë publik, KRU Prishtina shkruan:

‘‘Të nderuar konsumatorë!
Kjo është harta e zgjeruar e zonës së prekur me mangan në liqenin e Badocit!
Në bazë të emrit të rrugëve gjeni zonën tuaj!
Ju faleminderit!’’

Qytetarët këshillohen të përdorin ujë të filtruar ose të blerë deri sa situata të normalizohet.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button