Kosova
IPK arreston një zyrtar të Njësisë Speciale Operative për keqpërdorim të pozitës dhe armëmbajtje pa leje

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar një zyrtar policor që shërbente në Njësinë Speciale Operative, nën dyshimin për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Sipas IPK-së, bastisje janë kryer edhe në banesën e të njëjtit në Vushtrri. Në njoftim theksohet se, në interes të hetimit dhe bazuar në autorizimet ligjore, IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit.
Hetuesit e IPK-së, në koordinim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës, pritet të ndërmarrin veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast.