Kosova

Moti për të enjten: Rrebeshe lokale në mëngjes, kthjellime gjatë ditës

Të enjten, moti parashikohet të ketë rrebeshe lokale shiu në orët e para të ditës dhe në mëngjes, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Më pas, dita do të vijojë kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare, me mundësi për reshje të izoluara në disa zona.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 10–35 km/h.
Temperaturat minimale do të variojnë nga 14 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 25 deri në 28°C.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button