Lajme

10 Ushqimet më të Dobishme për Shëndetin, Sipas Shkencës

Nuk ka dyshim që dieta ndikon drejtpërdrejt në shëndetin tonë. Ekspertët e ushqimit rekomandojnë një dietë të larmishme me fruta, perime, fara, arra dhe burime të pasura me proteina, duke shmangur ushqimet e përpunuara. Por cilat janë konkretisht ushqimet më të shëndetshme?

Një studim që analizoi më shumë se 1000 lloje ushqimesh, ka renditur disa prej tyre si më të dobishmet për shëndetin, bazuar në përmbajtjen e tyre ushqyese. Më poshtë gjenden dhjetë prej ushqimeve që morën vlerësimet më të larta:

Bajamet
Të pasura me acide yndyrore të pangopura, bajamet ndihmojnë në shëndetin e zemrës dhe menaxhimin e peshës.

Cherimoya (96/100)
Ky frut tropikal është i pasur me antioksidantë dhe mbështet sistemin imunitar, shëndetin e syve dhe të zemrës.

Peshku Perk (89/100)
Burim i shkëlqyer i vitaminave B12 dhe D, ky peshk është i ulët në yndyrna të ngopura dhe i pasur me selen dhe fosfor.

Peshku i Sheshtë (85/100)
I pasur me omega-3 dhe vitamina thelbësore, ky peshk konsiderohet i sigurt për konsum për shkak të përmbajtjes së ulët të merkurit.

Farat Chia (85/100)
Të mbushura me fibra, proteina dhe antioksidantë, këto fara ndihmojnë në tretje dhe luftojnë inflamacionin.

Farat e Kungullit (84/100)
Një burim i mirë i hekurit dhe manganit, këto fara përmirësojnë funksionet metabolike dhe shëndetin e gjakut.

Seskoulo – Chard Zviceran (78/100)
Një perime me vlera të larta ushqyese, e pasur me fibra dhe vitamina, që ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak dhe uljen e presionit të gjakut.

Yndyra e Derrit (73/100)
Edhe pse shpesh e kontestuar, kjo yndyrë përmban më shumë acide yndyrore të pangopura se mishi i kuq dhe është burim i mirë i vitaminave B.

Gjethet e Panxharit (70/100)
Të pasura me kalcium, hekur dhe vitamina esenciale, këto gjethe janë të dobishme për kockat dhe gjakun.

Lichee (69/100)
Ky frut përmban omega-3, selen, magnez dhe vitamina D dhe E, duke kontribuar në shëndetin e zemrës dhe ekuilibrin elektrolitik.

Ekspertët theksojnë se çelësi për një shëndet të mirë qëndron në balancën dhe shumëllojshmërinë e dietës së përditshme. Përfshirja e këtyre ushqimeve mund të ndikojë pozitivisht në mirëqenien tuaj fizike dhe mendore.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button