Lajme

Rama paralajmëron masa për “varrezat” e makinave dhe përafrimin e ligjit me BE-në

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja për “varrezat” e makinave, duke theksuar se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë ku këto janë të ligjëruara pa një legjislacion të qartë, por vetëm me “vullnetin e Maliqit”.

Rama e përshkroi situatën si primitive, veçanërisht për ndarjen në burim të mbetjeve, dhe nënvizoi se sfidë mbetet përafrimi i ligjit të ri me direktivat e Bashkimit Europian.

“Ligji i ri ka si qëllim të përafrojë 100% legjislacionin shqiptar me direktivat e BE-së. Ndërsa në fushën e pastrimit dhe trajtimit të mbetjeve kemi bërë përparime të dukshme, në aspektin e ndarjes në burim dhe përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesve – që përfshin letra, qelq, automjete – gjendja mbetet shumë primitive,” tha Rama.

Ai shtoi se Shqipëria nuk ka ende detyrime ligjore për prodhuesit, shpërndarësit dhe importuesit lidhur me trajtimin e materialeve si ambalazhet, pajisjet elektrike apo automjetet pas përfundimit të përdorimit të tyre. Për këtë, qeveria ka përgatitur një ligj që pritet të miratohet në Kuvend brenda këtij viti, i cili do të përfshijë edhe largimin e “varrezave” të makinave.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button