Lajme

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: Shpërngulja e palestinezëve shkelje e rëndë e dinjitetit njerëzor

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë (KNFSH) ka reaguar lidhur me situatën humanitare në Gaza dhe Bregun Perëndimor, duke e cilësuar shpërnguljen e detyruar të popullsisë palestineze si një shkelje të rëndë të dinjitetit njerëzor.

Në një deklaratë zyrtare, KNFSH, që përfaqëson pesë komunitetet fetare të vendit, u bashkua me thirrjet ndërkombëtare të organizatës “Religions for Peace Europe”, Patriarkanës Latine dhe Ortodokse të Jerusalemit, 80 rabinëve ortodoksë nga mbarë bota, si dhe komuniteteve islame e të krishtera, për ndalimin e menjëhershëm të luftës dhe lirimin e të gjithë pengjeve.

“Shpërngulja e detyruar e popullsisë, pengimi i ndihmës humanitare dhe shkatërrimi i infrastrukturës bazë nuk mund të justifikohen në asnjë mënyrë dhe përbëjnë një shkelje të rëndë të dinjitetit njerëzor”, thuhet në deklaratë.

Këshilli thekson se viktimat më të mëdha të konfliktit janë civilët e pafajshëm, veçanërisht gratë dhe fëmijët, dhe kërkon garantimin e mbrojtjes së tyre. KNFSH riafirmon se një paqe e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm mbi drejtësi, mëshirë dhe respekt të ndërsjellë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button